Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e ekipit të tij Al-Nassr me rezultat 3-0 ndaj Al-Akhdood në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit arab.
Ronaldo ishte autor i dy golave në këtë takim duke shënuar fillimisht në minutën e 77-të dhe më pas edhe një herë tjetër, tre minuta më vonë, saktësisht në minutën e 80-të
Ajo që mori vëmendjen e tifozëve ishte goli i tij i dytë të cilin e shënoi nga një largësi prej diku afër 30-35 metrash pasi e zuri portierin krejtësisht jashtë pozicionit të tij.
GIVE RONALDO THE PUSKAS pic.twitter.com/1FqLPjwGPx
— WolfRMFC (@WolfRMFC) November 24, 2023
Me këtë dopietë, 38-vjeçari tani ka kapur shifrën e 61 golave të shënuar në vitin 2023 dhe kjo ishte hera e dhjetë në karrierën e tij që ai arrin këto shifra.
Al-Nassr momentalisht gjendet në pozitën e dytë në Ligën Saudite me 34 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Al-Hilal që gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sfida e radhës për portugezin do të jetë në Ligën e Kampionëve të Azisë, aty ku do të përballen me ekipin iranian Persepolis.
Ronaldo ka shifra të mira edhe në atë kompeticion, teksa në tri ndeshje të luajtura ai numëron po aq gola ndërsa ka edhe një asistim.