Komandanti i KFOR’it: NATO iu përgjigj shpejt dhunës në veri, katërfishuam praninë

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka thënë se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit që shpërtheu në veri të vendit.

Ai tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe tha se NATO iu përgjigj shpejt dhunës së fundit duke vendosur 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Në një intervistë për Tanjug, ai ka thënë se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, përfshirë këtu edhe kufijtë e Kosovës me Serbinë.

“Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy