Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një komunikatë lidhur me disa raportime për Gani Jakupin, këshilltar i jashtëm i ambasadës së Kosovës në Bruksel, se ka pagë 7500 euro.
MPJD thotë se sa i përket kontratës të gjitha procedurat e ndjekura i janë përmbajtur me fanatizëm ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Aq më tepër që shuma e kompensimit material nuk përbën një pagë të mirëfilltë, por përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me përmbushjen e kontratës, pra ndër të tjera edhe mbulesën e kostos jetësore dhe të shpenzimeve të tjera për angazhim profesional në Bruksel. Shuma në fjalë nuk i tejkalon në asnjë aspekt standardet e kontratave të ngjashme të konsulencës, të cilat kanë si synim depërtimin diplomatik në grupe shtetesh dhe në fusha të ndryshme dhe nuk e tejkalon ndjeshëm shumën e kostos së një diplomati të lartë të Republikës së Kosovës në Evropën Perëndimore”.
MPJD thotë se duhet qartësuar gjithashtu se në angazhimin e konsulentit të jashtëm nuk ka pasur asnjë konflikt të interesit, ndërkohë që gjatë procesit e përzgjedhjes, sikur edhe në të gjitha rastet e tjera, faktor ka qenë ekspertiza dhe kompetenca profesionale dhe dobia për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë