Rrëzimi i Ligjit nga Kushtetuesja, Abdixhiku tallet me Qeverinë: Çfarë mend kanë, do të ankohen

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetues e Kosovës ka rrëzuar në tërësi Ligjin e Qeverisë Kurti për caktimin e çmimeve,

Abdixhiku ka thënë se ashtu siç pritej, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë edhe një ligj të Qeverisë Kurti, të cilës i është referuar si Qeveria më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë.

banner

Kreu i LDK-së ka thënë se VV dhe Qeveria mund edhe të ankohen se “si një ligj antikushtetuese nuk zë vend”.

“Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre”, ka shkruar Abdixhiku, 

Reagimi i plotë:

Siç edhe pritej, siç edhe kishim thënë gjithherë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë EDHE NJË LIGJ, në gjithë tërësinë e tij, të qeverisë më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Duke e cilësuar ‘ligjin për çmimet tavan’ si ligj në kundërshtim me vlerat bazike të lirisë ekonomike të Republikës, kjo gjykatë shpërfaqi jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie por dhe tendencat e tyre që me vetëdije të shkelin Kushtetutën.

Kryeministri e ministrat rend mburreshin me këtë ligj.

Kryeministri e ministrat mburreshin me paditurinë.

Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj.

Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre.

Për ne, Lidhjen Demokratike, Republika mbetet mbi të gjitha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy