KFORI Italian ka organizuar një ngjarje kulturore për të shënuar mbështetjen për fushaten globale kundër dhunës me bazë gjinore.
Me këtë rast, komanda e KFOR-it ka vendosur që ta vendos një “Ulëse të Kuqe” në sheshin “Giovani XXIII” në bazen ushtarake të NATO-së “Villaggio Italia” si shenjë solidariteti me të gjitha viktimat e dhunuara në bazë gjinore.
Për t’ia rritur rëndësinë kësaj ngjarje, komanda e KFOR-it e ka ftuar Alpinisten me famë botërore Mrika Nikqi që të bëjë inaugurimin e këtij instalacioni. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mrika në një postim në faqen e saj në facebook Mrika Seve Summits.
Ishte kënaqësi dhe nder për mua të marr pjesë si musafire nderi, në inaugurimin e ulëses së kuqe dedikuar kampanjës për iniciativen globale “ Kundër dhunës me bazë gjinore” , në Sheshin Gjovanni XXIII, në Camp Villaggio Italia.
Kujtojmë së Mrika është vajza e parë në botë që ende pa i mbushur 18 vite, i ka pushtuar 7 majet më të larta të botës përfshirë këtu edhe majen Mont Everst.