Kryetarja e partisë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, ka njoftuar në rrjete sociale se ka hyrë në Kosovë, nëpër mal.
Krahas fotografisë me porosinë: “Kush e di cakun, ai e di edhe rrugën”, liderja e Tubimit Nacional ka rikujtuar se “autoritetet e përkohshme në Prishtinë për vite me radhë nuk ia lejojnë hyrjen në krahinën jugore serbe”.
“Për vjet të tërë ma bllokojnë hyrjen në Kosovë me justifikimin se po ua rrënoj ‘rendin kushtetues’. Për mua është me rëndësi që ta mbroj rendin kushtetues të shtetit tim. Menduan se edhe sonte do të më ndalojnë, por siç thash: Kush e di cakun, ai e di edhe rrugën, qoftë edhe nëpër mal. Përshëndetje nga fshati Reçicë!”, ka shkruar ajo.
Më herët, ajo foli drejtpërdrejt në Facebook nga Restelica, në komunën e Kurshumlisë, qindra kilometra nga kufiri mes Serbisë e Kosovës dhe paralajmëroi se do ta kalojë.
УШЛА САМ НА КОСМЕТ
— Милица Ђурђевић Стаменковски (@milicazavetnica) November 24, 2023
Годинама ми блокирају улазак на КиМ под изговором да им "нарушавам уставни поредак". За мене је важно да браним уставни поредак моје државе. Мислили су да ће ме и вечерас зауставити али као што сам рекла – ко зна циљ, тај зна и пут, макар био кроз шуму.… pic.twitter.com/FHzqoduH7D
Gjurgjeviq ka thënë se në këtë fshat më nuk ka serbë ndërsa “ekstremistët shqiptarë rregullisht hyjnë në këtë fshat, duke e kaluar vijën administrative, me qëllim që të presin male dhe të plaçkisin prona” dhe ka paralajmëruar “për pretendimet e nacionalizmit shqiptaromadh”.
Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka informata për një gjë të tillë, të premten në mbrëmje.