Beyonce duket magjepsëse me fustan metalik dhe flokë të bardha në premierën e filmit “Renaissance”

by Nexhat

Beyonce ishte tërë shkëlqim në premierën e filmit të saj të turneut, “Renaissance: A Film by Beyonce”.

Këngëtarja e “Halo”, 42 vjeç, doli në Teatrin Samuel Goldwyn të Los Angelesit të shtunën mbrëma me një fustan metalik verbues nga “Versace”

banner

Beyonce dukej statujë me fustanin pa rripa, të cilin ajo e kombinoi me doreza opere dhe këpucë argjendi.

Foto: Parkwood

Ajo shtoi një palë vathë argjendi dhe e plotësoi ‘look’-un me grim të përshtatshëm.

Beyonce madje ndryshoi flokët duke i bërë të gjata bionde platini, të cilat i la t’i binin sipër në shpinë.

Fituesja e “Grammy”-t i mbajti shumë sekrete detajet e premierës, duke u treguar vetëm të ftuarve të saj kohën e mbërritjes dhe të visheshin në përputhje me kodin, raportoi Variety

Foto: Parkwood

“Qëllimi i këtij turneu ishte krijimi i një vendi ku të gjithë janë të lirë dhe askush nuk gjykohet”, tha Beyonce në trailerin e filmit, i cili u publikua muajin e kaluar.

“Filloni nga e para, filloni nga e para, krijoni të renë. Për këtë bëhet fjalë në Renaissance”, shton ajo

Filmi, i cili vjen në kinema më 1 dhjetor, do të përshkruajë turneun më të fundit të ikonës pop. Turneu i saj ndërkombëtar filloi në Evropë në maj dhe përfundoi në Kansas City në tetor.

Foto: Getty Images

Lizzo, Kelly Rowland, Lori Harvey, Halle Bailey, Ava DuVernay, Tyler Perry dhe Gabrielle Union ishin ndër të famshëm të pranishëm në premierën e filmit, megjithëse Taylor Swift mungonte dukshëm.

Këngëtarja e “Cruel Summer”, e cila gjithashtu publikoi një film koncert këtë vjeshtë, ishte në skenë në Brazil duke vazhduar pjesën ndërkombëtare të turneut të saj “Eras”

Vetëm një muaj më parë, Beyonce bëri një paraqitje surprizë në tapetin e kuq në premierën e filmit “Eras Tour” të Swift.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy