Elon Musk do të udhëtojë në Izrael nesër, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, presidentin Yitzhak Herzog dhe do të vizitojë kibucët pranë Rripit të Gazës.
Kështu shkruan Haaretz.
Detajet e takimit mes Netanyahu dhe Musk ende nuk janë finalizuar, por pritet që të dy të diskutojnë ndër të tjera edhe për sulmet ndaj Izraelit në rrjetin social X, që ai zotëron./Informim/