Manchester United dhuron spektakël në “Goodison Park”

by engel

Manchester United nuk fal, duke marrë një fitore të thellë në fushën e Everton.

Në “Goodison Park”, vendasit u imponuan me shifrat 0-3, ndaj një kundërshtari që zhvilloi një lojë mjaft të mirë. Siparin e golave e hapi një perlë e sulmuesit të talentuar, Garnacho, i cili me një roveshatë fantastike, mposhti Pickford.

banner

Në pjesën e dytë, gjërat u bënë edhe më të thjeshta për ekipin e Ten Haag. Një penallti e shndërruar në gol nga Rashford i dha qetësinë e duhur United, përpara se Martial të thellonte shifrat.

Me këtë rezultat, Manchester United afrohet me katër vendet e para dhe gjendet e gjashta. Në krahun tjetër, Everton është e parafundit.

Kujtojmë që në orët e drekës është mbajtur edhe takimi tjetër i javës së 13-të të elitës, ku Aston Villa i ka shkaktuar humbjen e radhës Tottenham-it.

Kampionati më i ndjekur në botë rikthehet javën tjetër, me ndeshje akoma edhe më interesante./BW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy