Osmani: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se ndonjë parti tjetër

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “ClickPlus” në TV21 tha se BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se një parti tjetër.

Ai deklaroi se partia e tij nuk e do me çdo kusht qeverinë dhe se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen përveç se si fitues.

banner

“Shihni, 1 votë më pak se çdo parti tjetër politike, nga sot firmos në emër të BDI-së, në emër të Ali Ahmetit si zëdhënës i saj, si nënkryetar, se BDI-ja do të nënshkruajë që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë nën çdo kusht. Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen ndryshe në Qeveri përveçse si fitues”, tha Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy