Nga burime mediatike ndërkombëtare është bërë e ditur se Ushtria e Italisë ka vendosur që të sjellë në Kosovë mbi 400 ushtarë parashutistë. Një pjesë e tyre tashmë kanë arritur në bazen ushtarake në Pejë “Villaggio Italia”, pjesa tjetër do të bashkangjiten ditëve në vijim.
Me qindra parashutistë tjerë (besohet deri në 500 trupa) do të arrijnë deri në fund të muajit Nëntor. Do të zbarkojnë në portin e Durrësit dhe do të sjellin me vete automjete të blinduara ushtarake.
Këto lëvizje të ushtrisë Italiane po ndodhin si pasojë e informatave të vazhdueshme dhe zhvillimeve destabilizuese në ballkanin perendimor të cilat janë shfaqur muajve të fundit në veriun e Kosovës dhe në vende tjera në rajon.
Regjimenti 186 Folgore edhe një herë niset për në Kosovë, ku do të luajë një rol kyç në verifikimin e zhvillimit të rregullt të zgjedhjeve shumë të nxehta. Detyrë delikate për të ndërhyrë në rast të konflikteve ndëretnike, shkruan La Nazione.