Policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me amë zjarri në oborrin e një restoranti në Prishtinë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person e më pas është liruar.
Gjithashtu janë konfiskuar disa gëzhoja.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prishtinë 25.11.2023-00:34. Është pranuar informacioni se në oborrin e një lokali afarist(restorant) ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është liruar.”