Real Madridi interesohet për shërbimet e yllit në ardhje të Argjentinës

by Nexhat

Real Madridi po shikon për të përforcuar opsionet në sulm gjatë verës së ardhshme dhe klubi spanjoll tani po lidhet me një sërë emrash si kandidatë potencialë për transferim.

Përkundër Kylian Mbappes i cili me shumë gjasë do të largohet nga PSG-ja si transfer i lirë, “Los Blancos” po vlerësojnë disa opsione të ndryshme.

Mbappe ende nuk e ka arritur kulmin e karrierës, por Real Madridi po shikon më tej duke kërkuar të ndërtojë një skuadër të fortë për dekadën e ardhshme.

Siç raporton mediumi spanjoll Diario Sport, Real Madridi ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër talentin në ardhje të Argjentinës, Claudio Echeverri, teksa po paraqitet në Botërorin për grupmoshat U17.

Echeverri ka shënuar het-trik duke i ndihmuar Argjentinës që të fitojë lehtësisht me rezultat 3-0 ndaj Brazilit në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Ai madje tashmë falë talentit të tij ka arritur që të bëhet pjesë e ekipit të parë të River Plate që bën gara në elitën e futbollit argjentinas.

Echeverri momentalisht vlerësohet diku rreth 20 milionë euro, por ky çmim ka të ngjarë të rritet gjatë javëve në vazhdim dhe për të siguruar shërbimet e tij, Real Madridi do të duhet të mposhtë konkurrencën e PSG-së dhe Manchester Cityt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy