Sulmoi fizikisht dy persona e më pas ia vuri zjarrin një dhome – arrestohet i dyshuari

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar është arrestuar një person në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet se ka suluar fizikisht dy persona dhe i ka kanosur me armë zjarri.

banner

Poashtu  duke hedhur derivate, ai i ka vënë zjarrin njërës dhomë.

“Miradi e Epërme- Fushë Kosovë,  25.11.2023-13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërës nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet  se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr). Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy