“ATO janë NE” – Osmani, Nagavci e Haxhiu bashkë kundër dhunës në bazë gjinore, kërkojnë dënime maksimale

by Merita

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”, raporton Ekonomia Online.

Osmani me këtë rast tha se të gjithë duhet që të ngrisin zërin kundër dhunës, duke shtuar se për 16 ditë do të ketë një varg aktivitetesh në kuadër të kësaj fushate.

banner

Për shkak të rasteve të shumta të dhunës, ajo tha se janë ashpërsuar dënimet, por që po punohet edhe në parandalim. E para e shteti u ka bërë thirrje vajzave e grave që ta raportojnë dhunën, për çka tha se vetëm të bashkuar mund të luftohet ky krim.

“Po i fillojmë 16 ditën e aktivizmit në bazë gjinore. Jemi këtu për ta ngritur zëri kundër dhunës, ky aktivizëm duhet ta ngrisimi çdo ditë të viti. Do të jenë 16 ditë përplot aktivitetet kundër dhunës në çdo ambient”.

“Ka pasur raste të shumta në bazë gjinore dhe kemi punuar që jo vetëm të ashpërsohen dënimet, por që kemi edhe parandalim të këtij krimi. Iu bëjmë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta durojnë dhunën. Vetëm së bashku mund ta luftojmë këtë krim. Prioritet tona duhet të jenë që institucionet të jenë sa më efikase”.

Edhe ministrja Nagavci këkroi që të raportohet dhuna dhe dhunuesit të marrin dënimin maksimal. Ajo sqaroi se në të gjitha shkollat në vend nxënësit do të njihen me të drejta e tyre. Madje tha se edhe mësimdhënësit janë pajisur  me informatorë që të adresuar këto raste, raporton EO.

“Në gjitha shkollat ka filluar një var aktivistesh në shkolla që të gjithë të njihet me të drejta e tyre, por edhe të raportojnë dhunë. Kemi përgatitur dhe shpërndarë informatorë edhe për mësimdhënësit tanë për të adresuar këto raste”.

“Edhe kemi lansuar fushatë për kujdesin shëndetësor. Përtej obligimeve kemi organizuar edhe një varg aktivistesh me komunat dhe shkollat, jemi në bashkëpunim që secili prej rasteve të marrë dënimin maksimal dhe të ofrohet ndihmë edhe për të miturat”.

Përderisa ministrja Haxhiu bëri të ditur se nga janari janë raportuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje dhe 90% ndaj grave dhe vajzave, raporton EO. Ajo madje u bëri thirrje institucioneve që mos t’i neglizhojnë rastet e dhunës.

“Në kuadër të kësaj fushate kemi paraparë mbi 80 aktivitete, dhe është shumë e rëndësime që të punohet me të gjithë. Kjo është një thirrje dhe senzibilizim, është një thirrje për institucionet që raste e dhunës të mos i injorojnë të mos i neglizhojnë, përgjegjësi të vendosen para përgjegjësisë”.

“Qytetarët ku do dhe kur do që janë në dijeni të dhunës dhe ta ndihmojmë vikamën, edhe viktimat të mos i lënë pa raportuar rastet e dhunës. Po mundohemi që të ofrojmë ndihmë. Nga janari rreth 2 000 raste të dhunës në familje, 90% ndaj grave dhe vajzave”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy