Shefi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka quajtur NATO’n si aleate për situatën në Ballkanin Perëndimor, teksa e ka informuar për situatën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu, Borell ka kërkuar progres nga Kosova dhe Serbia në sferën e bisedimeve të lehtësuara nga Brukseli.
Më 24 shtator Kosova ishte përballur me një sulm terrorist të cilët vranë policin Afrim Bunjakun në Banjksë, përgjegjësi për sulmin e kishte marrë Milan Radojçiq.
Pas kësaj situate ishte ngritur më shumë alarmi për rrezikun e eskalimt të mëtejmë të situatës. Pastaj, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky “ka informata që Rusia ka synim që të lufta të përhapet në Ballkan”.
Në këtë klimë të krijuar, sekretari i NATO’s Jens Stoltenberg, më 20 nëntor e ka vizituar Kosovën, më pas edhe Serbinë. Ka kërkuar paqe.
E sot NATO është informuar më shumë rreth situatës së sigurisë, por edhe dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
”Shkëmbim i rëndësishëm me NATO’n aleatët për situatën në #Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e e dialogut Kosovë-Serbi e lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm”, ka shkruar Borrell në platformën X.
Borrell ka informuar NATO’n edhe për aspiratën e Bosnje dhe Hercegovinës për t’u bërë pjesë e BE-së.
Important exchange with @NATO Allies on the situation in the #WesternBalkans.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 28, 2023
I debriefed on the latest state of play in the EU-facilitated Dialogue. Progress by the parties is needed.
Also recalled importance of BiH using the momentum to advance decisively on its EU path. pic.twitter.com/J3c2Iytchq