Gazeta zvicerane për Zana Avdiun: Denoncoi maçizmin në shoqërinë kosovare, shumë mendojnë se ajo meritonte të vdiste për këtë

by Nexhat

E përditshmja zvicerane, Neue Zurcher Zeitung ka risjellë në vëmendje profilin e Zana Avdiut, aktivistes shqiptare, që trazoi shoqërinë kosovare me komentet e saj për futbollistin Granit Xhaka.

Siç shkruan sot NZZ, aktivistja është e urryer nga bashkatdhetarët e saj jashtë vendit – përfshirë edhe ata në Zvicër.

banner

Sidomos pasi ajo kritikoi publikisht kapitenin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.

Në titullin e artikullit të sotëm të NZZ, i cili përmban një podcast të gazetarëve zviceranë në Kosovë, shkruhet: “Aktivistja Zana Avdiu denoncon maçizmin në shoqërinë kosovare, shumë mendojnë se ajo meritonte të vdiste për këtë”.

Çka kishte ndodhur?

“Tensionet ishin ndezur në stadiumin e futbollit në Kupën e Botës në Katar, në dhjetorin e vitit 2022. Kombëtarja e Zvicrës ndodhej në fushë në fazën e grupeve kundër Serbisë. Atmosfera është edhe më e ngarkuar sepse shumë lojtarë të kombëtares së Zvicrës i kanë rrënjët në Kosovë. Edhe kapiteni Granit Xhaka. Momenti është i shkurtër, por do të linte gjurmë në faqet e para të së nesërmës: Xhaka kap organin gjenital dhe shikon drejt baniken serbe. “Një provokim”, shkruan Neue Zurcher Zeitung.

Në Kosovë ai lavdërohet nga shumë për këtë gjest. Por jo nga Zana Avdiu. Aktivistja e rrjeteve sociale merr celularin dhe publikon një postim ku kritikon gjestin maço të Xhakës.

Ajo e sjell këtë kritikë në një emision televiziv po atë mbrëmje. Por më pas vjen një telefonatë – një nga kosovarët më të famshëm jashtë vendit: Raqip Xhaka, babai i futbollistit, mbron publikisht gjestin e djalit të tij – dhe fyen Zana Avdiun. Në fund kërcënon se duhet të ketë kujdes.

Siç vazhdon shkrimi i NZZ-së, Zana Avdiu më pas do të kishte nevojë për mbrojtje policore në muajt e ardhshëm. Kërcënimet me vdekje që ajo merr janë masive. Por Avdiu i injoron. Nuk është se ajo ka frikë të thotë mendimin e saj.

“Kjo e bën atë të papëlqyeshme, veçanërisht në mesin e kosovarëve jashtë vendit, në mesin e diasporës”, thotë gazetarja zvicerane Katharina Bracher në episodin e fundit të podkastit “NZZ Kompakt”. Ajo u takua me Avdiun në Prishtinë. Qëndrimet e saj shpesh feministë dhe kritikat e saj ndaj qeverisë dëgjohen nga shumë, por nuk janë të mirëpritura nga të gjithë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy