Petar Petkoviq ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin thuhet se ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe “për problemet” me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë.
Në fillim të bisedës, shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në raundin e fundit të bisedimeve në nivel teknik të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, u diskutua për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e quajti si hapin e parë konkret drejt formimit të tij, të cilën tha se populli serb në Kosovë e ka pritur për më shumë se 10 vjet.
Petkoviq tha më tej se populli serb në Kosovë është “në pozitë të vështirë”, teksa shtoi se ata “po kërcënohen” nga qeveria e Kurtit