Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Gjakovë është vënë gurthemeli i shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Derisa donatori i këtij projekti është bashkatdhetari dhe veprimtari Gjergj Prenkocaj, qytetar nga Gjakova që jeton e verpon në Zvicër.
Në vënien e këtij gurthemeli, morën pjesë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe dhjetëra qytetarë të tjerë.
Me këtë rast, kryetari Gjini u shpreh i lumtur që sot është vendosur ky gurthemel, derisa falënderoi Gjergjin dhe të tjerët që kanë kontribuuar në realizimin e këtij projekti.
Gjini potencoi se shumë shpejtë, përmes një datë të shënuar, do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Skënderbeu, për çka tha se do t’i përngjajë asaj në Tiranë, e punuar nga skulptori, Odhise Paskali
Ndërkaq, iniciatori dhe financuesi i këtij projekti, Gjergj Prekoccaj bëri thirrje që të ndiqet rruga e Skënderbeut.
Figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, si të rëndësishme dhe me vlera të larta, e cilësojnë edhe qytetarët.
Ekrem Tërshnjaku, nga Prizreni tha se në këtë ditë të veçantë kur po festohet pavarësia dhe ngritja e flamurit në Vlorë, “i ka hije shqiptarisë”, një organizim i tillë.
Po ashtu, edhe Musha Kabashi nga Gjakova u shpreh falënderues për vendosjen e gurthemelit për shtatores së Skënderbeut, derisa e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë ngjarje, siç tha ai për të gjitha trojet shqiptare.





