Atleti Erzen Zyberaj: Vrapova 260 km për shpirt të babit, ma la amanet

by Merita

Erzen Zyberaj e kompletoi me sukses vrapimin e tij nga Prishtina për në Tiranë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, atleti nga Kosova theksoi se janë rritur gjithmonë me frymën e patriotizmit dhe dashurinë e atdheut.

Më tej ai theksoi se e realizoi një amanet që ia kishte lënë babai i tij dhe se vrapimin prej 260 kilometrash e bëri për shpirt të babait të tij.

“Kam vrapu për të gjithë ata shpirtra të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive. Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemi shikuar gjithmonë filma shqip. Tre orë e kam dëgjuar kolonën zanore të udhës së shkronjave. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur”, theksoi atleti nga Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy