Gjyshi palestinez mban zi për mbesën trevjeçare të vrarë në sulmet ajrore në Gaza, thotë se ishin të pandashëm

by Nexhat

Duke gërmuar në shtëpinë e tij të shkatërruar, Khaled Nabhan ngrit kukullën që i përkiste mbesës së tij dhe fillon ta puthë.

Lodrat janë gjithçka që i kanë mbetur nga nipi dhe mbesa, 3-vjeçarja Reem dhe 5-vjeçari Tareq që u vranë javën e kaluar derisa ishin duke fjetur në shtratin e tyre, raporton CNN.

banner

Shtëpia e tyre u shemb”, siç thotë Nabhan nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Al Nuseria në jug të Gazës.

E Nabhan ka arritur tani të rikthehet, pas armëpushimit të arritur mes Hamasit dhe Izraelit, .

Duke folur për CNN nga rrënojat e shtëpisë, Nabhan ka përshkruar mbrëmjes e fundit që e kaloi me nipërit, duke fshirë lotët derisa tregonte sesi e kishin lutur t’i nxjerrë jashtë për të luajtur.

Këtë kërkesë të tyre e kishte refuzuar duke marrë parasysh rrezikun nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite.

“Vazhdimisht kërkonin fruta, por nuk kishte për shkak të luftë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy