Haradinaj kujton kur u shpall i pafajshëm nga Haga para 11 vjetësh

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar momentin kur u shpall i pafajshëm para 11 vjetësh, për akuzat si i dyshuar për krime lufte dhe thyerje e ligjeve dhe rregullave të luftës nga Haga.

“Pas marrjes së aktakuzës së parë, filloi një proces i gjatë gjyqësor. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012, zgjati ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë u lirova si i pafajshëm, pas disa vjetësh jam rikthyer për herë të dytë në rigjykim. I gjithë ky proces gjyqësor zgjati më shumë se 8 vjet, ku përfundimisht sot para 11 vjetësh, mora aktvendimin e pafajësisë i cili vulosi pafajësinë time dhe të bashkëluftëtarëve të mi, për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, shkroi ai në Facebook.

banner

Haradinaj tha se shpreson se sikurse atëherë që ishte vendimi në favor të tij, edhe tani do të vërtetohet pafajësia e të akuzuarve nga Prokuroria Speciale në Hagë.

“Edhe atë kohë kishim ndjenjën që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por megjithatë kur erdhi ishte lehtësim i madh, çlirim nga padrejtësitë që ndodhën gjatë procesit. Po ashtu sot besoj që do të vërtetohet pafajësia dhe pastërtia e bashkëluftëtarëve që janë duke u përballë me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy