19
Ish-komandanti dhe një prej anëtarëve kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, e ka ndërruar emrin dhe fenë.
Famullia e Shën Mhillit në Doblibarë të Gjakovës njoftoi në Facebook se Geci tashmë është pagëzuar me emrin Kastriot dhe është konvertuar në fenë katolike.
“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.”Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen””, thuhet në njoftimin e kësaj famullie.