Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka publikuar emrat e 6 bashkëpartiakëve të saj të PSD-së që kanë mbetur të arrestuar pas aksionit kundërshtues ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.
Ajo ka treguar se të arrestuar kanë mbetur Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.
Reagimi i plotë:
Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protstës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi
Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale.
Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.
Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!