“Në sheshxhirimet është mrekulli”/ Rajmonda Bulku flet për rolin me Noizyn

by Merita

Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku ka folur për filmin më të fundit ku ajo po merr pjesë në xhirime, ku pjesë e kastit është dhe Noizy, Blerim Destani, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.

Sa i përket marrëdhënies me Noizyn në sheshxhirime ajo u shpreh është i mrekullueshëm.

banner

Ajo tregoi se kur ka shkuar në xhirime ka dëgjuar të gjithë këngët e Noizyt.

“Po, për fat jam duke xhiruar. Është film shqiptar, por tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe Noizy-n. Noizy është djali im. E kur kam shkuar në xhirime, kam hapur në ‘Google’ dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t. Dhe kur vajta i thashë ‘biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë’. Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në sheshxhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin. Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta. Pres të fillojë një serial “Nina” që këto ditë do të fillojë edhe ai, kështu që jam mirë”, tha Rajmonda Bulku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy