Beyoncé tepër e bardhë në premierën e Renaissance/ akuzohet në rrjetet sociale

by engel

Beyoncé shfaqet shumë e zbehtë në premierën e “Renaissance: Del filmi nga Beyoncé” në Los Anxhelos dhe rrjetet sociale vërshohen nga komentet negative.

Ylli i popit akuzohet se është ‘zbardhur’.

banner

Nuk është hera e parë, edhe në vitin 2008 ajo ishte në shënjestër të një fushate të L’Oréal, në kohën kur ish-Destiny Child u shfaq me lëkurë shumë të zbehtë dhe një masë flokësh bjonde.

Por kësaj radhe në mbrojtje të saj ka ndërhyrë nëna e saj, stilistja Tina Knowles, e cila në një postim të gjatë në Instagram i cilësoi ata që e kritikonin vajzën e saj si idiotë dhe raciste.

“Vendosa të shkruaj një postim – thotë ajo – pasi pashë të gjitha komentet injorante, raciste për të, lëkurën e saj të çelur dhe faktin që kishte flokë platin për t’u dukur e bardhë”.

“Ju idiotë – vazhdon ajo – vendosni që ajo po përpiqet të bëhet një grua e bardhë dhe kjo është arsyeja pse ajo po zbardh lëkurën e saj? Sa e trishtueshme që disa nga njerëzit e saj (domethënë afro-amerikanët, red.) vazhdojnë me këtë temë, me urrejtje dhe xhelozi. Por me të vërtetë? Ajo kishte flokë platin për t’iu përshtatur fustanit…”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se tema e mbrëmjes ishte argjendi dhe se të ftuarit u inkurajuan të vishnin argjend./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy