Disa delegacione lëshuan sallën gjatë kohës që Llavrov mori fjalën në Këshillin Ministror të OSBE-së

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Llavrov, sot mbajti fjalim para Këshillit Ministror të OSBE-së që po mbahet në Shkup, ku fokusi kryesor është në dënimin e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe obstruksionet ruse për të bllokuar funksionimin e OSBE-së, njofton Portalb.

Pas fjalimeve hyrëse të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesve të lartë të OSBE-së, të cilët së bashku dënuan me tone të ashpra agresionin e paligjshëm rus ndaj Ukrainës, kryesuesi i OSBE-së i cili po udhëheqë me mbledhjen Bujar Osmani, sipas protokollit ua ka dhënë fjalën përfaqësuesve të shteteve anëtare të OSBE-së, për të deklaruar qëndrimet e tyre.

banner

“Folësi i radhës është ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov”, paralajmëroi Osmani.

Derisa e mori fjalën Lavrov i cili filloi të flet në gjuhë ruse, disa prej ministrave dhe anëtarëve të delegacioneve u larguan nga salla, në shenjë proteste për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Mes delegacioneve që u larguan janë të Ukrainës dhe Çekisë.

Gjatë fjalimit të tij, Llavrov tha se OSBE ndodhet në gjendje mizërie, ndërkaq perspektivat janë të paqarta.

“Për diçka më shumë se një vit, Akti Final i Helsinkit do të mbush 50 vjet. Në atë drejtim, me keqardhje mund të themi se OSBE-në e pret ky përvjetor në gjendje të keqe, ndërkaq perspektivat e saja janë të paqarta”, tha Llavrov, duke shtuar se Molldavia është viktima e radhës e luftës hibride të Perëndimit kundër Rusisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy