Gazetarja e Radio Kosovës e denoncon drejtorin Arsim Halili, thotë se me urdhër të tij i është marrë kompjuteri i punës dhe sendet tjera

by Nexhat

Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka dalë me një njoftim publik duke thënë se pasi drejtori Arsim Halili ia ka ndërprerë emisionin shumëvjeçar, tani me urdhër të tij thotë se ia kanë marrë kompjuterin e punës dhe gjësendet e saj personale.

Ajo thotë se ka mbetur pa emision, pa zyrë e pa kompjuter, anipse thekson se ka kontratë të përhershme me RTK

banner

Këtë rast gazetarja Bajraktari tha se e ka denoncuar edhe në polici.

“Që prej se punoj në RTK ky është një prej terroreve më të mëdha ndaj meje si gazetare, duke më kërcënuar dhe shantazhuar në këtë formë dhe formave të tjera.Që prej pasluftës ku gazetarët ballafaqoheshin me masa të rënda, këto janë masat më të dhunshme ndaj gazetarëve dhe ndaj grave për t’ua mbyllur gojën. Rastin e kam denoncuar në polici tashmë”, ka deklaruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy