KEDS: Kemi zënë më shume se 600 persona duke vjedhë rrymë gjatë muajit nëntor

by Merita

Ekipet e kontrollit të KEDS-it të shpërndarë gjithandej Kosovës vetëm gjatë muajit nëntor kanë realizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 sosh janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet të gjithë këtyre konsumatorëve, me t’u zënë, u faturohet rikthimi i humbjeve i barasvlershëm me faturën 6 mujore, nëse janë konsumatorë të amvisërisë, dhe me faturën njëvjeçare nëse janë biznese, pra konsumatorë komercialë, shkruan Klankosova.

banner

“Pos kësaj, keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e cila, sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg. Se KEDS e ka përnjëmend në luftimin e kësaj dukurie deri tek identifikimi i rastit të fundit, tregojnë faktet në terren. Shifrat flasin vetë! Për 11 muajt e parë të këtij viti, përkatësisht në periudhën janar-nëntor janë realizuar rreth 80 mijë kontrolle, prej të cilave janë identifikuar 6 mijë raste të keqpërdorimeve”.

“Të njëjtën kohë, me qëllime të vetëdijesimit të publikut, KEDS kohën e fundit ka ndërmarrë një fushatë informimi për opinionin publik lidhur me pasojat që mund të ketë kushdo që keqpërdor energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy