102
Analisti Imer Mushkolaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në emisionin “ZANAT” të T7, ka deklaruar se “Kosova është shtet i përkohshëm”, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
Aliu e ka quajtur Liburnin si “politikan sharlatan” që nuk i beson shtetit të tij.
”Qe një politikan sharlatan, i cili nuk i beson shtetit të cilit do të duhej t’i shërbente. Nëse ky nuk i beson shtetit të vet, qysh me i besu qyterarët këtij dhe të tjerëve si ky, që kanë me e kry ndonjë punë t’hajrit. Një dështak e demagog i pështirë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, të enjten.