Shaban Murseli, babai i të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit, ka bërë të ditur se është anuluar e pamja.
Ky njoftim vjen pasi Policia e Kosovës konfirmoi se janë arrestuar dy persona, në mesin e tyre edhe Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe një tjetër, i cili dyshohet të jetë dorasi,

“Shokë dhe miq për shkaqe familjare me keqardhje e bëjmë anulimin e të pamës. Falënderojmë gjithë për pjesëmarrje në varrim”, shkroi Shaban Murseli në llogarinë e tij në Facebook.
Në lidhje me këtë rast doli me komunikatë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku bëri me dije se është sekuestruar arma e përdorur dhe se të dyshuarit janë duke u intervistuar.