Lirohen Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së, ishin arrestuar gjatë protestës ndaj Trendafilovës

by Merita

Gjashtë aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), përfshirë kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj, janë liruar këtë të premte.

Ata ishin arrestuar gjatë protestës së PSD-së më 29 nëntor 2023, kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

banner

Lajmi për lirimin e tyre është bërë i ditur nga vetë kryetari i PSD-së në një postim në Facebook.

“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna jo-proporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi”, ka shkruar Molliqaj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy