Rikonfirmon atë që e tha mbrëmë në T7, Aliu: Kosova projekt i përkohshëm deri në bashkim

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës dhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në Vetëvendosjen e Albin Kurtit, Liburn Aliu, në një intervistë në T7, teksa ka folur për kombin kosovar, ka thënë se e sheh “Kosovën si projekt të përkohshëm”.

Një deklaratë e tij si zyrtar i partisë në pushtet ka nxitur reagime të shumta. Kurti është munduar t’i shmanget përgjigjes kur është pyetur, duke cituar zëdhënësin e Qeverisë se “Aliu e ka thënë në një emision festiv”.

banner

Aliu ka thënë se e sheh Kosovën si projekt të përkohshëm deri në bashkim me Shqipërinë

Top zyrtari i VV-së ka deklaraur se sqarimet tjera do t’i bëjë kur të kthehet në Kosovë.

“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, ka thënë Aliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy