Skandali i basteve, një tjetër “yll” dëshmon në Prokurori, nuk pranon asnjë përgjegjësi

by Merita

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi u dëgjua nga Prokuroria e FIGC në lidhje me çështjen e basteve. Ai përsëriti se nuk kishte vënë baste për futbollin, duke sjellë elementë që Antonio Conte, avokati i tij, i konsideron shteruese për të demonstruar pozicionin e tij.

Prandaj, ndryshe nga Zaniolo, Florenzi u thirr nga Prokuroria Federale, e cila duket se sugjeron se dikush e ka raportuar emrin e tij në Federatë, si autor i mundshëm i basteve të paligjshme, ose si një person i vetëdijshëm për sjelljen e paligjshme të të tjerëve.

banner

Florenzi, ndryshe nga Sandro Tonali dhe Nicolò Fagioli, nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi në këtë kuptim dhe as synimin për të negociuar një skualifikim shkruajnë mediat italiane.

Tani i takon Giuseppe Chiné, prokurori i FIGC-së, të vendosë nëse do ta referojë rastin e Florenzin, apo do ta arkivojë çështjen e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy