Mbretëria e Bashkuar do të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Izrael dhe Gaza si pjesë e përpjekjeve për shpëtimin e pengjeve.

Ministria e Mbrojtjes tha se avioni i vëzhgimit “do të jetë i paarmatosur, nuk do të ketë një rol luftarak dhe do të ketë për detyrë vetëm gjetjen e pengjeve”.
“Vetëm informacioni në lidhje me shpëtimin e pengjeve do t’u kalohet autoriteteve përkatëse përgjegjëse për shpëtimin e pengjeve”, tha ministria në një deklaratë.
Fluturimet do të kryhen mbi Mesdheun Lindor, duke përfshirë operimin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza, raporton Sky News.
Ministria e Mbrojtjes tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte “punuar me partnerë në të gjithë rajonin për të siguruar lirimin e pengjeve, përfshirë shtetasit britanikë, të cilët janë rrëmbyer” që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.