Bisedimet për një pauzë tjetër të mundshme humanitare mes Izraelit dhe Hamasit, duket se po vijojnë në Doha.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një ekip nga shërbimet e inteligjencës izraelite Mossad ishte në Doha të shtunën për bisedime me ndërmjetësit e Katarit me qëllim mundësimin e një tjetër pauze mes palëve në konflikt.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës në mediet ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se negociatorët e Izraelit janë thirrur nga qeveria e Izraelit që të largohen nga negociatat dhe nga Katari për shkak se Hamasi kishte marrë përsipër kryerjen e disa sulmeve në kufi me Libanin ku kishte mbetur e vdekur një nënë me një fëmijë.