Komandanti i brigadës Shajaiyeh të Hamasit, Wisam Farhat, u vra në një sulm ajror nga Forcat e Armatosura izraelite.
IDF e dha lajmin, duke specifikuar se ai ishte njëri nga planifikuesit e masakrës së 7 tetorit dhe se i kishte dërguar sulmuesit në Kibbutz Nahal Oz dhe ne postën ushtarake aty pranë.
Farhat u burgos në Izrael nga viti 1995 deri në 2005 dhe, pas lirimit të tij, u kthye në Gaza dhe punoi në prodhimin e raketave të Hamasit.
Forcat e armatosura izraelite raportuan gjithashtu një operacion në Beit Lahiya, në Rripin verior të Gazës, të kryer përpara armëpushimit.
Operacioni çoi në zbulimin e hyrjes së një tuneli të gërmuar brenda oborrit të një shkolle. Tuneli u shkatërrua nga ushtria izraelite. Lajmi u raportua nga Jerusalem Post./Informim/