Jovanovic: Kurti më pyeti a është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë(VIDEO)

by Nexhat

Politikani serb liberal serb, Cedomir Jovanoviç, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka postuar një video në platformën X, të dielën, ku ndodhet në Merdare e tregon se çfarë ka biseduar me Kurtin.

“A është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë”, thotë ai ta ketë pyetur Kurti gjatë takimit. Ndërsa përgjigja e tij thotë të ishte “dhe më interesante dhe e bukur, shumë…si Prishtina!”.

Për këtë takim ka njoftuar edhe zyra e kryeministrit

 ”Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve”.

“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy