Mbrojtja Civile në Gaza: Mijëra të vrarë ende janë nën rrënoja dhe nuk mund t’i nxjerrim

by Nexhat

Njësia e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se mijëra të vrarë ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e sulmeve izraelite dhe nuk mund t’i nxjerrin trupat për shkak të bombardimeve të vazhdueshme dhe mungesës së pajisjeve.

Zëdhënësi i Njësisë së Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria e Brendshme në Gaza tha se Izraeli shënjestron vazhdimisht ekipet e Mbrojtjes Civile në sulmet kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani

banner

“Mijëra dëshmorë ende janë nën rrënoja dhe nuk mund t’i nxjerrim ata. Ka mangësi të qarta dhe të mëdha në aftësitë dhe mekanizmat tanë. Nuk mund të mbërrijmë te trupat që janë nën rrënoja në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, deklaroi Basal.

Ai tha se kanë përsëritur thirrjen e tyre për aktivizimin e ekipeve dhe mekanizmave që do të mbështesin ekipet e Mbrojtjes Civile në Gaza.

“Ekipet tona janë bërë objektiv i vazhdueshëm i bombardimeve izraelite”, theksoi Basal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy