Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan po konsideron mundësinë e largimit të Rade Krunic në afatin kalimtar të janarit.
Për shërbimet e boshnjakut ekipi që ka shfaqur më së shumti interesim është gjiganti turk Fenerbahce, që janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim të tij.
30-vjeçari ka qenë pjesë integrale e formacionit të Stefano Piolit në fillimin e këtij sezoni, por minutat e tij janë zvogëluar gradualisht gjatë javëve të fundit.
Rossonerët kanë pasur një ndryshim të madh në mesfushë gjatë afatit kalimtar, me emra si Loftus Cheek, Reijnders dhe Musah që i janë bashkuar kuqezinjëve gjatë verës.
Të shtunën, Krunic u la në bankën rezervë në fitoren e Milanit me rezultat 3-1 ndaj Frosinones në “San Siro”
Tani sipas asaj që transmeton Calciomercato, klubi po konsideron shitjen e tij gjatë janarit.
Milan ka tentuar në disa raste të rinovojë kontratën e Krunic ku ai do të përfitonte rreth 2 milionë euro në sezon plus 500 mijë euro bonuse, sidoqoftë, një marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.
Fenerbahce kishte bërë disa oferta për të gjatë verës dhe janë ende të interesuar për shërbimet e tij, e sidomos tani që mund të bëhet lojtar i lirë gjatë javëve në vazhdim