Roma fiton me rikthim ndaj Sassuolos, ngjitet në vendin e pestë

by Nexhat

Roma ka fituar me rikthim ndaj Sassuolos (2-1) në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Sassuolo e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar e para dhe duke gjetur edhe golin në minutën e 25-të, kur Domenico Berardi asistoi te Matheus Henrique që shënoi për 1-0

banner

Roma kishte rast të barazonte në pjesën e parë me Pauolo Dybalan, por që portieri vendas bëri pritje të madhe.

Roma shtoi forcat në sulm në pjesën e dytë, duke rrezikuar disa herë portën.

Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 62-rë, kur Daniel Boloca, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 76-të, kur Roma fitoi penallti, ndërsa Dybala ishte i saktë për 1-1

Nuk vonoi shumë dhe romakët morën epërsinë, kur Dybala asistoi te Rasmus Kristensen që shënoi për 2-1.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1731382993401348408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1731382993401348408%7Ctwgr%5E77362113a81647d3cf6a4ca740d31d44b62ccd14%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Froma-fiton-rikthim-ndaj-sassuolos-ngjitet-ne-vendin-e-peste%2F

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Roma mori fitoren e shtatë sezonale dhe me 24 pikë, tani mban vendin e pestë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy