Rrahje të bashkëshorteve e prindërve, policia raporton tetë raste të dhunës në familje për 24 orë

by Nexhat

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tetë raste të dhunës në familje.

Shumica prej tyre janë sulme ndaj grave nga partnerët e tyre, ndërsa ka raste edhe të sulmeve të prindërve nga fëmijët e tyre,

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre dhe më pas policia i kishte gjetur armë atij në shtëpi.

Më poshtë rastet e dhunës familjare të raportuar nga policia:

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjakovë  02.12.2023-02:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

·         Malishevë  01.12.2023-NN.  Me 02.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Malishevë  02.12.2023, 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babanë e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

·         Pejë 02.12.2023-05:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

·         Istog 02.12.2023, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar djalin e tij dhe i njëjti si pasojë kishte demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë  02.12.2023, 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre. Njësiti policor gjatë kontrollës në lokacion ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit Zoraki si dhe 36 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë 02.12.2023, 16:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Bresje  02.12.2023, 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy