Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë. Të përfshirë në ngjarje janë dy kunetër.
Sipas njoftimit të policisë, njëri kunat ka qëlluar me thikë tjetrin, teksa plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”, i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.