Zyberaj për Murselin: ‘Monstrum’, ishte fshehur mes nesh si i sjellshëm dhe humanist

by Nexhat

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ai quan ‘monstrum’ Naim Murselin, organizatorin e aktit makabër.

“Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”, tha Zyberaj.

Ai theksoi se procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën.

Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

I dyshuari kryesor, Naim Murseli, ka organizuar vrasjen e gruas së tij duke paguar 30 mijë euro për kryerjen e këtij akti makabër.

Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy