I njohur për maninë e Ferrarit, Michael B. Jordan u përfshi në një aksident automobilistik pasi makina e tij luksoze goditi një makinë të parkuar në Hollywood të shtunën. Megjithatë, oficerët thuhet se përjashtuan që aktori të ishte duke vozitur nën ndikim.
Një burim i besueshëm i tha TMZ se LAPD nuk e gjeti atë nën ndikimin e drogës apo alkoolit. Edhe pse ne te vertete ne terren nuk eshte se u krye një alko-test.
Përplasja ndodhi rreth mesnatës kur autoritetet morën një telefonatë për një përplasje trafiku në bulevardin Sunset, dhe me pas u zbulua se automjeti i përkiste yllit të Marvel.
“Nuk raportohet për të lënduar”, thanë zyrtarët.
Gjithesesi, me sa duket 36-vjeçari i ka injoruar pyetjet e policisë kur e kanë pyetur: “Çfarë ka ndodhur?”.
Për më tepër, një reporter lokal i lajmeve zbuloi se ai ishte “arratisur” nga truprojat e yllit të Creed kur ai u përpoq të regjistronte bisedën midis policëve dhe pasagjerëve të makinës.
Raporte të shumta shtojnë se ishte e paqartë nëse Michael po drejtonte makinën gjatë përplasjes.
Në të kaluarën, fituesi i Gotham është parë shpesh duke drejtuar automjetin luksoz blu të cilin e perplasi.
Cmimi i Ferrari 812 Superfast vlerësohet të fillojë me 310,000 dollarë deri në 690,000 dollarë plus, sipas Fox News.