Antibiotiku natyral i çdo mbrëmjeje, kombinimi me dy përbërësit magjikë

by Merita

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore. Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive. Mjalti është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral. Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.

Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës. Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për një gjumë të qetë dhe të patrazuar. Kanella, nga ana tjetër, është një nga erëzat më mirëbërëse për njeriun. Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut. Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.

banner

Kanella lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.

Përfitimet e kombinimi të kanellës dhe mjaltit

Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin. Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.

Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë,  si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Çaj me mjaltë dhe kanellë për shëndet të mirë

Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni të dyja dhe të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme. Në një enë të vogël përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë dhe, nëse dëshironi i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje. Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin tuaj të preferuar dhe pasurojeni atë duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë. Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje./aw/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy