Çka janë mes vete tre personat që u raportuan të zhdukur në Pejë?

by Nexhat

Në raportin 24 orësh është raportuar se tre persona janë zhdukur në Pejë- një femër dhe dy meshkuj.

Burimet e brenda policise bëjnë të ditur se të zhdukur janë raportuar një grua me djalin e saj të mitur dhe djalin e mitur të kunatit.

banner

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se po i ndërmerr veprimet për gjetjen e tyre.

“Me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia e Kosovës është duke ndermarre veprimet për gjetjen e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, në raport të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar dje një burrë.

“PERSON I ZHDUKUR- Pejë – Me 03.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktimat, një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhje  e tyre, rasti është duke u hetuar.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy