De Laurentiis gjen “shkakun” e disfatës ndaj Inter: Humbëm për shkak të arbitrit

by Merita

“Zikaltërit” e Inter arritën një fitore spektakolare, mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, teksa në stadiumin “Diego Armando Maradona” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, fitore e cila shkaktoi shumë polemika, sidomos përsa i përket arbitrimit të kryesorit, Davide Massa.

Një ndër ata që fajësuan arbitrin për humbjen ishte edhe Presidenti i “bluve”, Aurelio De Laurentiis, i cili në një prononcim të shkrutër për mediat italiane e tha haptazi mendimin e tij, për disfatën turpëruese të 3 herë kampionavë të Italisë.

banner

“Nuk ka konspiracion, por humbëm për shkak të arbitrit”,- deklaroi “numri 1” i napoletanëve dhe tashmë na mbetet veçse të presim e të shohim, nëse Federata Italiane e Futbollit do të marrë përsipër nisjen e ndonjë hetimi apo ngjarja do të kalojë pa krijuar shumë “zhurmë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy