“Ja ku janë plagët e betejës me horrat”, Noka flet pas tensioneve në Parlament: Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur pas tensioneve që pushtuan sallën e Parlamentit sot, ku ai ishte edhe një prej protagonistëve

Noka zbuloi se pas tensioneve të sotme kishte pësuar edhe dëmtime në dorën e djathtë, të cilat i shfaqi për kamerat dhe i quajti “plagët e betejës me horrat e Gardës”.

banner

Ai u shpreh se “këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por duhet t’ia vësh flakën qeverisë”, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ekziston vota e lirë dhe zgjedhjet.

“Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, duhet t’ia vësh qeverisë. Në Shqipëri termi zgjedhje nuk ekziston, ekziston termi tender. Ja ku janë plagët e betejës më horrat e gardës.
A kanë imunitet deputetët, Shikoni pamjet e sotme dhe shikoni nëse kanë apo jo deputetët imunitet. Mua nuk do kenë shans që të më ndalojnë ashtu, por sot tentuan të na kontrollonin si dele”, u shpreh ai mes të tjerave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy