29
Një person dyshohet se është sulmuar dhe grabitur nga dy të armatosur dhe të maskuar të dielën mbrëma në Vushtrri.
Policia ka njoftuar të hënën se viktima është sulmuar fizikisht dhe i është marrë telefoni celular e kuleta në të cilën ka pasur dokumente personale dhe para të gatshme.
Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.